STŠ "PREŠEVO"- SHMT "PRESHEVA"

Preshevë, 17523, Rruga: 15 Nëntori Nr.104 | 017 669130

Mirësevini në:

STŠ "PREŠEVO"- SHMT "PRESHEVA"


Shkolla e mesme teknike


Drejtori: Islam Isufi

email: i.isufi@hotmail.com


SHMT "Presheva" është qendër e arsimimit dhe edukimit të mesëm. E themeluar me vendim të kuvendit komunal të Preshevës nr. 011-8 të datës 10.07.1990


Shkolla e mesme teknike “Presheva” në Preshevë është qendër e interesit të posacëm shoqëror në të cilën kryhet veprimtaria e arsimimit dhe edukimit të mesëm.
Shkolla është themeluar me vendim të kuvendit komunal të Preshevës nr. 011-8 të datës 10.07.1990, është krijuar me shuarjen e qendrës arsimore “25 Maji“.
Atëher janë formuar dy shkolla të mesme dhe njëra prej tyre është shkolla e mesme teknike “Presheva“ në Preshevë
Shkolla veprimtarinë e vet e kryen në ndërtesën që gjendet në rrugën 15 Nëntori nr.104
Kushtet materiale dhe teknike të punës
Shkolla disponon me hapsira të cilat i përgjigjen rregullores mbi kushtet e përafërta në pikpamje të hapsirës dhe ofron kushte për realizim kualitativ të mësimit teorik për të gjitha profilet arsimore dhe mësimin praktik.
Të gjitha klasët janë në gjendje të mirë, të pastërta dhe të ndritshme, funksionale me orendi shkollore solide dhe pajisje të tjera ashtu që krijohen kushte për realizim kualitativ të proçesit mësimor.
Shkolla ka tre kabinete për informatikë me nga 15 kompjuterë, me nga një kompjuter për profesor, video projektorin dhe pajisjet tjera mësimore.
Kompjuterët nëpër kabinete janë të lidhur në rrjetin shkollorë me internet pasi që shkolla është shfrytëzues i ADSL internetit, lidhja e të cilit është rezultat i kontratës në mes të Ministrisë së arsimit dhe Telekomit.
Nga qershori i vitit 2009 shkolla ka websajtin e vet në adresën: www.presheva.edu.rs
Në të mund të gjinden të gjitha informacionet e rëndësishme lidhur me proçesin edukativo-arsimor në shkollen e mesme.
Aplikimi i plan programeve të reja si dhe ndryshimet e tyre kërkojnë kushte të reja të punës dhe mjete materiale të mëdha për sigurimin e fondeve dhe furnizimin e kabineteve. Kërkesë e të gjitha subjekteve në proçesin edukativo-arsimor është që mjetet mësimore ekzistuese të ruhen dhe të shfytzohen maksimalisht, kurse furnizimi me pajisje të reja të bëhet sipas mundsisë së shkollës.
Bëhen përpjekje të mëdha që baza materiale e shkollës të përmirsohet ashtu që çdo vit shkollor kushtet materiale dhe teknike të përmirësohen me qëllim të realizimit sa më të suksesshem të punës edukativo-arsimore.
Shkolla ka video mbikqyrje me kamera që mbulojnë të gjitha koridoret dhe oborrin e shkollës, ashtu që siguria e nxënësve dhe e pasurisë është në nivel të lartë.
Mësimi praktik për profilet arsimore, agjustrator dhe saldues për klasë të parë, dytë dhe të tretë dhe për profilet arsimore në sferën e punës elektroteknik për vitin e parë, dytë dhe të tretë kryhet në puntorin e shkollës.
Puntoria e shkollës në pikpamjet e pajisjeve i plotëson kushtet që parashtrohen me rregullore mbi kushtet në pikpamje të hapsirës, pajisjeve dhe mjeteve mësimore për sfera të punës Makineria dhe përpunimi i metaleve, Elektroteknikë dhe Përpunimi i drurit.
Mësimi praktik për profilet arsimore Automekanik dhe Instalues në klasë të dytë dhe të tretë dhe profilet arsimore nga sfera e punës Përpunimi i drurit realizohen në ndërmarrjet me të cilat shkolla ka marrveshje për realizimin e të njejtave sipas orarit që e përmbanë programi i punës së shkollës.
Sferat e punës dhe profilet arsimore për të cilat shkolla është e verifikuar
Shkolla edukon dhe arsimon nxënës sipas planeve dhe programeve mësimore për këto sfera të punës:



Makineria dhe përpunimi i metaleve
Teknik i makinerisë për konstruktim kompjuterik
Teknik për dirigjim kompjuterik
Automekanik
Saldues
Agjustator
Instalues

Komunikacioni:
Teknik i komunikacionit rrugorë 

Elektroteknika:
Elektroteknik i kompjuterëve
Elektroteknik i energjetikës
Elektroinstalues:
Elektromontues i rrjetave dhe paisjeve
Autoelektricist


Përpunimi i drurit
Prodhues final i përpunimit të drurit 

Shëndetësia dhe mbrojtja sociale
Motër medicinale – teknik 


Tregëti, turizëm dhe hoteleri
Teknik i tregtisë
Tregtarë

Ekonomi, drejtësi dhe administratë
Teknik i ekonomisë 

Faqe zyrtare!


Adresa: Preshevë, 17523, Rr. "15 Nëntori" Nr. 104

Nr. telefonit: 017 669130
Email: shmtpr@hotmail.com
Orari mësimor: 7:40 -19:45